Categories Lajme

“Babi, babi po merr flakë shtëpia”/ Banesa dykatëshe u përfshi nga zjarri në Klos, kryefamiljari në lot

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë, të Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë e Klosit.

Si pasojë e zjarrit, është shkrumbuar banesa e shtetasit Behar Muste, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në banesa të tjera përreth.

“Nuk isha në shtëpi. Kur erdha flaka e kishte përpirë. Është djegur i gjithë kati i dytë dhe gjysma e katit të parë. Njerëzit ishin në kat të parë. Këtu jetojmë 11 frymë. Rastësia një fëmijë ishte jashtë e thirri ‘babi, babi ka marrë flakë shtëpia’. Kanë qenë të gjithë brenda, dolën jashtë. Zjarrfikësja dhe gjithë njerëzit kanë ardhur menjëherë. Nuk e di nga ka marrë flakë. Tani jemi në shi, në natyrë 11 vetë”, u shpreh me lot në sy kryefamiljari, Behar Musta.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME