Në një prej parrullave, të cilën e mbante në duar një zjarrfikës shkruhej: Babi, ti je superheroi im! Ndërkohë që nuk mungonin as flamujtë kuqezi.
Zjarrfikësit e kryeyqtetit kanë vizituar personelin mjekësor në Spitalin Infektiv, për t’u shprehur mirënjohjen e solidaritetin e tyre. Për disa çaste, ekipi mjekësor ka lënë punën për të parë nga afër ‘surprizën’ që kishin përgatitur zjarrfikësit për ta. Disa prej tyre mbanin në duar ushqime për ‘bluzat’ e bardha ndërsa të tjerë mesazhe për ta.
Në fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama, duket shkrimi i një prej parrullave, të cilën e mbante në duar një zjarrfikës ku shkruhej: Babi, ti je superheroi im! Ndërkohë që nuk mungonin as flamujtë kuqezi. Mjekët edhe infermieret e Infektivit, që prej fillimit të marsit përballen çdo ditë me raste të infektuara nga koronavirusi, pandemia e cila në vendin tonë ka marrë 26 jetë njerëzish.