Categories Lajme

Balla: KE rikonfirmoi se Shqipëria është gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar përmes nj postimi në rrjetin social facebook në lidhje më ndryshimin e metodologjisë nga BE për anëtarësimin. Balla shkruan se KE e ka rikonfirmuar vlerësimin e qartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ët filluar menjëherë bisedimet or anëtarësim.

Taulant Balla: Sot Komisioni Evropian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, na ofroi ne vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të secilit prej gjashtë vendeve tona. Komisioni Evropian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian.  Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Evropian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe ambasasdori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, vlerëson se propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është lajm i mirë për të ardhmen të europiane të Shqipërisë. “Ajo çon përpara anëtarësimin në BE, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë rezultatet e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë” përfundon Soreca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME