Categories Lajme, Politike

Balla kërkoi të ndihmojë LSI-në, Basha i kthehet keq: Mbylle atë gojë, mos na bëj dërr-dërr!

Ditën e sotme në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë janë formuar 4 Grupe Parlamentar, por LSI duke patur 4 deputetë nuk u përfshi në asnjë grup. Për pasojë, deputetët e kësaj partie nuk u përfshinë në asnjë nga Komisiobnet e Përhershme të Kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që anëtarët e Komisioneve të mos votoheshin ditën e sotme, duke kërkuar që në këto Komisione të përfshiheshin edhe deputetët e LSI-së, pasi këta të fundit të bënin propozimet e tyre.

Por menjëherë ai është ndërprerë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i është ktghyer keq, duke i thënë “mbylle gojën”. Basha ka folur nga vendi i tij dhe pa mikrofon, ndërsa më pas është përplasur edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Mbylle atë gojë, mos na bëj dërr-dërr ti. Kush je ti? Kush ta jep të drejtën”, iu drejtua Basha – Ballës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME