Categories Lajme

Balla nga Lushnja: Me këtë trend, do të arrijmë të kemi 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022

Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët në Lushnje. Në fjalën e tij Balla tha se Shqipëria me këtë trend rritje do të arrijë në 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022.

“Me 50 mijë ton më shumë eksporte e mbyllim 9 mujorin ose 57 mln euro eksporte, është një nga rritjet më të  madhja në krahasim me vitet e kaluara dhe falenderoj bujqit sepse janë ata që kanë prodhuar gjithë këtë prodhim por nuk e fsheh as falenderimin për grumbulluesit, të cilët janë një instrument i domosdoshëm ekonomik i rritjeve së eksporteve shqiptare.

Me këtë trend jam i sigurt që do të arrijmë të kemi 510 miliard lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022 dhe mendoj që është dhe kuota më e lartë e arritur ndonjëherë në ekonominë bujqësore shqiptare. Edhe pse ne shkurt kur filloi lufta të gjithë skeptikët nisën të na kritikojnë apo paragjykojnë apo të japin edhe skenarë ogurzi përsa i përket ekonomisë bujqësore shqiptare”, tha Balla.

Sipas Ballës, prej 24 shkurtit Europa është në luftë, Shqipëria është në luftë dhe efektet e kësaj lufte kanë prekur të ardhurat e çdo familje shqiptare.

“Unë dua t’ju them se sikurse bëmë me tërmetin, me pandeminê qeveria do vazhdojë t’i gjendet pranë të gjithëve, çdo familjeje shqiptare dhe ne do vijojmë të subvencionojmë energjinë elektrike, ku sot qeveria paguan 80%të faturës së energjisë dhe ne do vazhdojmë të bëjmë këtë sepse çdo luftë fitohet duke qenë të bashkuar”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME