Categories Lajme

Balla: Porti i Durrësit në të ardhmen vetëm për udhëtarët dhe turistët

“Shtesa e kontratës koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për ta çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet që bëjnë operatorë të ndryshëm”, deklaroi sot në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Kuvendi sot po shqyrton një shtesë në një kontratë të një koncesioni që ka rreth 6 vite që është miratuar nga qeveria shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë. Në atë kohë që është miratuar ka qenë në këtë sallë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga i gjithë Kuvendi i Shqipërisë”, tha Balla.

Balla u shpreh se “ne duhet të japim shembullin dhe të mbështesim kur një investim privat ecën mirë dhe paguan taksat dhe ka nevojë të bëjë një ndryshim kontrate”. “Kjo historia e diskutimeve patetike, gjoja në interes të njerëzve, është thjesht për të kapur lajmin e ditës dhe nuk i bën nder askujt”, tha Balla. Ai tha se “shtesa e kontratës koncesionare në Porto Romano është domosdoshmëri për të vijuar një investim të rëndësishëm dhe për ta çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm”.

“Porti i Durrësit duhet të jetë në të ardhmen në port turistik dhe port udhëtarësh. Historia që në qendër të Durrësit shkarkohen kontejnerët me qymyr, krom e plehra nuk duhet të vazhdojë më. Për fat të mirë që kur kemi ardhur ne nga 2013 ka përfunduar historia e mbetjeve dhe e plehrave, por pa dyshim që në qendër të Durrësit nuk mund të ketë më shkarkim mbetjesh dhe lëndësh të tjera”, tha Balla. Ai vlerësoi se “porti i ri i Porto Romanos e ka lehtësuar dhe ka krijuar mundësinë e uljes së ndjeshme të ndotjes nga anijet e transportit të naftës apo nënprodukteve të tjera”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME