Edhe sot deputetët e opozitës ishin në krah të banorëve të Unazës së Re. Deputeti, Klevis Balliu i bëri thirrje Ramës që të anulojë projektin, ose banorët do t’i shkojnë në shtëpinë e tij në Surrel.
Balliu: Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Po të japim afat Edi Rama të bësh kthesë, anulosh projektin në të kundër këta qytetarë dhe e gjithë Shqipëria do t’i kesh në Surrel për të të anuluar dy njëherë e mirë. Për ti bërë nder këtij vendi dhe çdo qytetari duke e shpëtuar Shqipërinë nga fara e keqe komuniste që mbolle, me rilindjen tate të korruptuar dhe inkriminuar.
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të përfitojë në kurriz të banorëve të Unazës së Re.
Braimllari: Edi Rama kërkon të përfitojë në kurriz të banorëve të unazës së re. Të gjithë banorët e unazës së re, e gjithë Shqipëria është e sensibilizuar. Rama është një hajdut dhe drejton një qeveri hajdute.oranews