Categories Lajme

Balliu mesazh nga “Astiri”: Nesër t’i jepet lamtumira rilindjes!

Banorët e Unazës së Re edhe këtë të diel kanë protestuar në rrugë duke kundërshtuar prishjen e shtëpive pa marrë më parë një dëmshpërblim, i cili do të përllogaritet me vlerën e tregut. Ata janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe rezistencën do ta vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë të opozitës së bashkuar dhe prej aty ata bënë thirrje që nesër të gjithë t’u bashkohen protestës së studentëve.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili e ka ndjekur çdo ditë protestën e banorëve të Astirit është shprehur se nesër të gjithë duhet të janë para kryeministrisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit qeverisës së rilindjes.

“Temperaturat po ulen, por banorët këtu sa vijnë e shtohen.  Miqtë e Edi Ramës bëhen ministra. Kjo kohë duhet të marrë fund dhe ne duhet t’i kthejmë një përgjigje kësaj mazxhorance dhe ti japim shuplakën e drejtësisë përmes kauzës suaj. Iu kërkoj që të bashkoheni neser me studentët. Armiku juaj është Edi Rama. Ai është kryeministri  që bëri një reformë anti-arsim. Kupa është mbushur dhe është koha që t’i japim përgjigjen e duhur, të bashkuar me naftëtarët dhe  minatorët, nesër të gjithë para kryeministrisë për t’i dhënë lamtumiren qeverisjes së Rilindjes”, tha ai.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME