Categories Lajme

Balluku: Do të ketë rritje të pagave, prek elektricistët dhe faturistët

Nga ky muaj do të futet në fuqi sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së.

Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila zbuloi se kjo rritje do të bëhet sipas sektorëve, duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave.

PJESË NGA DEKLARATA E BALLUKUT:

“Të gjitha pagat e OSHEE grup do të afektohen me një rritje sipas sektorëve. Pasi synimi ka qene për t’i dhënë një shpërblim punonjësve të terrenit duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave, që administratori juaj i deklaroi me krenari dhe është për t’u deklaruar sepse muaji tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave.

Jemi përballur me tërmetin, me pandeminë dhe më pas me krizën energjitike dhe na është dashur që këto katër vite të tregohemi kursimtar dhe të kujdesshëm. Për arsye se ka qene vendim i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë shqiptare që çmimi i abonentit të mos preket. Për këtë arsye na është dashur të frenonim investimet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME