Categories Lajme

Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Përfundon në mars 2025

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Ajo u shpreh se kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C1 dhe sipas afateve parashikohet të dorëzohet në muajin Mars të vitit 2025.

“Për të gjitha këto ne do të shpallim afatet kontraktuale. Për segmentin e parë dhe segmentin e dytë Dhjetor 2024, ndërkohë për këtë segment ku po shkelim sot është Mars 2025. Sigurisht vlerësojmë shumë nga ana e ministrisë dhe qeverisë në rast se ARRSH dhe kompanitë që kanë kantieret do ia dalin t’i dorëzojnë më shpejt këto vepra”, tha ministrja.

Sipas saj, kostot e fshehura të kësaj rruge dolën më shumë se kostot e projektit të projektuar në fillim. Megjithatë u shpreh se gjithçka po ecën siç duhet dhe tashmë nuk ka pengesa financiare pasi problematikat janë adresuar dhe zgjidhur.

“Të tre kantieret po ecin siç duhet. Fakti që është zgjidhur, ka kaluar të gjitha etapat. Nuk kemi pengesë financiare. Gjeologjia do vijojë të jetë sfiduese pasi duket edhe vetë gjatë punës në kantier. Fakti që në dy lotet e tjera kemi ecur me hapa të qëndrueshëm, tregon që problematikat arrijnë të mitigohen”, u shpreh zv/kryeministrja.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të ketë 6 ura të mëdha si dhe 2 tunele të mesme njëri 800 e tjetri 600 metra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME