Categories Lajme

Balluku në Rrogozhinë: Bashkitë të mbledhin lekët e ujit te qytetarët

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar sot ujësjellësin e ri në Rrogozhinë.

Gjatë inspektimit, Balluku i ka tërhequr vëmendje pushtetit lokal për mbledhjen e pagesave të ujit, teksa theksoi se  gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

Ministrja  nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje.

Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes. Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar.

Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces.

Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha Balluku./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME