Përfundojnë punimet rehabilituese në nënstacionin elektrik, Kalimash i Vjetër, nga i cili përfitojnë afro 5 mijë banorë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila thekson se ky investim rrit sigurinë e furnizimit me tension të mesëm.
“Janë instaluar çelat e reja dhe panelet e komandim kontrollit, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë e furnizimit në nivel tensioni i mesëm, si dhe mundëson manovrim eficient në rast avarish brenda nënstacionit dhe jashtë tij”, tha Balluku.
Ajo thekson se, “afro 5 mijë banorë, të disa prej njësive administrative të Bashkisë Kukës, si dhe biznese që operojnë në këtë zonë janë përfitues të drejtpërdrejt të këtij investimi të rëndësishëm”.
