Categories Lajme

Banda e vajzave joshëse/ Shitëset e “ëmbëlsirave” që drejtonin rrjetin e drogës

Një bandë femrash joshëse, që drejtonin një rrjet droge prej 1.35 milionë puandsh, u dënuan sot nga një gjykatë në Britani me 40 vjet b urg.

Grupi i pesë grave braziliane të ngjashme me “Engjëjt e Charlie”-t, shisnin pilula në formë zemre dhe kishin ngritur një “perandori” d roge, duke u fshehur pas një dyqani ëmbëlsirash.

Gjykatësi Gregory Perrins tha se se organizata kriminale ishte “profesionale dhe shumë e organizuar”. Sipas tij, vajzat kishin një rrjet të gjërë dhe shpërndanin disa lloje d rogash.

Larissy Nascimento Dos Reis, 24 vjeçe, vepronte si kontabiliste për organizatën e drejtuar nga Vanessa Ananias, 29 vjeçe, ndërsa Nayara Robeiro, 33 vjeçe, Andressa Santos, 24 vjeçe dhe Nayene Fernandez-Silva, 24 vjeçe, hipnin me motoçikleta për të kryer dërgesat.

Gjykata e Southwark dëgjoi se ato punonin nga ora 13:00 deri në orën 22:00 nga e hëna deri të shtunën, dhe sipërmarrja e tyre e paligjshme ishte aq e suksesshme saqë vendosën të mos pushonin as të dielën.

Banda i shtypte pilulat në formë zemre, ku klientëve iu ofrua një “listë” me 90 droga të ndryshme në dispozicion.

Ato shpërndanin pilula të klasës A, të klasës B dhe pilula me recetë.

Policia sekuestroi pothuajse 4 kg kokainë, si dhe kanabis e pilula me vlerë 1.3 milionë paund. Banda e vajzave seksi fitone 90,000 £ në muaj./Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME