Categories Lajme

Banka Botërore i jep 15 milionë euro ndihma qeverisë shqiptare

Teksa të gjithë kërkojnë shtimin e testimeve dhe mbështetjes financiare për Covid 19, një lajm i mirë vjen më në fund nga Banka Botërore, e cila ka miratuar gjatë ditës së djeshme një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë.

Sipas asaj që raporton BB në faqen e saj zyrtare, ndihma e dhënë do të përdoret për të forcuar kapacitetet shëndetësore për të luftuar COVID-19. Për më tepër thuhet se këto 15 milionë euro do të shkojë për testimet e popullsisë, gjurmimin e rasteve, rritjen e shtretërve spitalorë në terapi intensive si dhe trajnime për personelin shëndetësor.

Kjo është një përgjigjie financiare nga Banka Botërore ndaj kërkesës së qeverisë dhe tashmë ai do të jetë i formuluar në një projekt konkret në këto drejtime që luftojnë COVID-19.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paprecedentë. Unë do të doja të njihja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxheri i Bankës Botërore.

“Duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me evolucionin e pandemisë, hartimi i projektit është fleksibël për të akomoduar nevoja që ka të ngjarë të ndryshojnë pasi njohuritë rreth epidemiologjisë COVID-19 evoluojnë.”- shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME