Categories Lajme

Banka e Shqipërisë: Rritet kredia, ndikon ndryshimi i pronësisë së bizneseve

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në tremujorin e tretë u rrit me 7.5% dhe ka pasur rritje të kërkesës për kredi dhe përmirësim të ofertës nga bankat.

Kredia në lekë është rritur me 9.1%.

Kredia për sektorin privat është rritur me 7.5% në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë rritja e kredisë është ndihmuar nga rritja e kërkesës por edhe e ofertës.

Ndërkohë rol kyç ka pasur edhe ristrukturimi i sektorit bankar dhe ndryshimet e pronësisë për disa banka.

Biznesi privat ka përfituar më shumë kredi në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë raporton për një rritje me 7.5% të ritmit të rritjes së kredisë për sektorin privat nga bankat e nivelit të dytë.

Rritja e kreditimit është ndikuar shumë nga rritja e kërkesës, përmirësimi i ofertës nga bankat,  si dhe nga ndryshimi i pronësisë së disa bankave.

Përgjatë 2018 ristrukturimi i sektorit bankar duke reduktuar numrin e bankave nga 16 në 12, ndikoi ndjeshëm edhe në shtrëngimin e kushteve për të dhënë kredi.

Kjo për shkak se disa banka u bashkuan me njëra-tjetrën dhe plani i biznesit të tyre ndryshoi. Por tashmë Banka Qendrore raporton se ndryshmet e pronësisë po japin efekte pozitive këtë vit, duke rritur kreditimin.

Po ashtu efekt negativ në vitin që shkoi por edhe në 6-mujorin e këtij viti në dhënien e kredisë, pati edhe mungesa e një plani afatgjatë nga ana e biznesit për mënyrën se si do ta ushtronin aktivitetin e tyre.

Ndërkohë sa i takon kredisë në varësi të monedhave, në tremujorin e tretë vërehet se kredia në monedhën vendase ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndërsa në raport vjetor ajo është rritur me 9.1%. vetëm për periudhën korrik-shtator kredia në lek u zgjerua me 9.4 miliardë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME