Një çift nga Pensilvania është akuzuar për vjedhje pasi harxhoi mijëra dollarë që banka ia depozitoi gabimisht në llogarinë bankare.
Banka kaloi gabimisht në llogarinë e Robert dhe Tiffany Williams 120.000 dollarë, që ata i shpenzuan gati të gjitha.
Gjithashtu Robert dhe Tiffany raportohet se e dinin që paratë nuk ishin të tyre.
Ata janë akuzuar për vjedhje dhe u liruan me kusht.
Banka BB&T depozitoi gabimisht paratë në llogarinë e tyre më 31 maj. Paratë kishin për qëllim t’i dërgoheshin një firme investimesh.
Gabimi u vu re më 20 qershor dhe paratë u morën nga llogaria e çiftit William dhe u depozituan në llogarinë e duhur.
Por policia raportoi se ata i kishin shpenzuar rreth 107.000 dollarë pa kontaktuar me bankën.
Sipas padisë, Robert dhe Tiffany blenë një makinë Chevrolet Traverse, një makinë garash dhe sende të tjera shtëpiake.
Gjithashtu u dhanë miqve të tyre 15.000 dollarë për ti ndihmuar financiarisht.
Kur u kontaktuan nga banka, 35-vjeçarja u tha se e kishin shpenzuar një pjesë të madhe të parave për blerjen e makinave dhe se do fliste me bashkëshortin e saj për të arritur një marrëveshje për shlyerjen e shumës.
Por pas asaj bisede, banka nuk arriti dot të kontaktonte më me çiftin.
Kur hetuesit i morën në pyetje në korrik, ata e pranuan se e dinin që paratë nuk u përkisnin atyre, por i shpenzuan gjithsesi.
Para depozitimit gabimisht të parave, në llogarinë e tyre ndodheshin vetëm 1000 dollarë.