Categories Lajme

Banorët e ‘5 majit’ dhe Laprakës paralajmërojnë grevë urie: Duam takim me Ramën

Banorët e zonës së Kombinatit, Paskuqanit, “5 majit” dhe Laprakës kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama ti presë në takim lidhur me prishjen e banesave të tyre në të kundërt do të futen në grevë urie.

Ashtu siç e paralajmëruar në protestën e të dielës, banorët kanë premtuar se nëse brenda dy ditësh nuk kontaktohen për t’u sqaruar dhe për të marrë kontratat e nevojshme për dëmshpërblim, do të futen në grevë urie derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

Për zonën e “5 majit”, data 22 është konsideruar si dita kur në zonë do të zhvillohet aksioni i radhës nga ana e IMT-së, për shembjen e banesave, ndërkohë që banorët kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut ose përfitim të të njëjtave metra katrorë që kanë pasur në pronësi.

Në të gjitha daljet publike të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, pretendohet se banorët do të marrin atë që i takon, por nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në kontratë, që është regjistruar si “dhurim me detyrim”, klauzolë që nuk ekziston në Kodin Civil e në asnjë ligj tjetër të vendit.

Nga ana tjetër, Rama pretendon se banorët që po u prishen banesat kanë marrë nga shteti më shumë se sa meritojnë. Po ashtu, premtoi se askush nuk do të nxirrej nga banesa pa asnjë zgjidhje, duke shtuar se të gjithë përfitojnë dëmshpërblim dhe bonus qeraje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME