Categories Lajme

Banorët e “5 majit” në protestë përballë bashkisë së Tiranës: Nuk kemi firmosur asnjë akt marrëveshje, gruaja që përzuri nëna Lizën nga protesta, kjo është kokëhudhra!

Banorët e zonës së “5 majit” paraditen e së hënës kanë dalë në protestë përballë bashkisë së Tiranës për të marrë një sqarim për shembjen e banesave të tyre.

Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, banorët kundërshtojnë pretendimet e bashkisë duke konfirmuar se nuk kanë firmosur asnjë akt-marrëveshje për shembjen e banesave të tyre.

Gjithashtu një prej banorëve nuk kurseu ofendimet ndaj Drita Arapit, zonjën e cila pak ditë më parë përzuri nga protesta nëna Lizën, ndërkohë që ajo ka të punësuar dy djemtë e saj në bashkinë e Tiranës.

Ne kemi ardhur për të pyetur ose për të marrë sqarim se ka 3 muaj që kemi bërë kërkesë për takim me bashkinë. Ne kemi çuar me emra njerëzit që kanë firmosur. Pse nuk na kthejnë përgjigje kur na takojnë, përse nuk na zgjidhin problemin? Me cfarë të drejte arreston banorët që sillen në mënyrë monstruoze. Pasi shemben shtëpitë thonë eja firmos për bonos qiraje.

Këta ndërpresin ujin dritat dhe nuk kanë asnjë urdhër prishje, me VKM këta të na japin bonusin e qerasë skam përse të firmos. Unë skam fare shtëpi prej 22 shkurtit deri tani bashkia nuk e di ku i ka banorët e vet. Sot të më kërkojë policia nuk e di ku e kam adresën, jetojmë në absurditet. Nuk na takon kryetari i bashkisë, lë të na takojë një grup ekspertësh, të na sqarojnë. Nëse na nxorën nga shtrëpia le të na strehojnë sic e parashikon ligji”, u shpreh banori.

“Ne më 15 nëntor kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë që të na plotësohen të drejtat tona. Dje bashkia e Tiranës nga ka kthyer përgjigje, pasi Erion Veliaj gënjen pasi ne nuk kemi bërë asnjë kontratë ligjore apo akt-marrëveshje. Ata hedhin fjalë gjasme sikur kemi bërë marrëveshje. Ne sot kemi bërë ankesë në bashkinë, ku asnjë prishje nuk është bërë asnjë marrëveshje. Këto prishje janë pa marrëveshje. Vendimi i gjykatës.

Drita Arapi që ka dhunuar nën lizën unë e cilësoj si një b*shtër, nuk ka të drejtë nëna e atij që punon në bashkinë Tiranës shkon dhe etiketon nën lizën si protestë politike dhe e dhunon. Dy djemtë e saj punojnë në bashki, njërin e ka polic bashkiak kurse tjetrin punonjës në marrëdhënien me publikun. Kjo në foto është ajo kokëhudhra dhe b*shtra”, tha banori i zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME