Categories Lajme

Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës

Banorët e zonës së Unazës së Re edhe në ditën e parë të vitit kanë vijuar me protestën e tyre duke shënuar ditën e 59-të të saj. Pasi bllokuan rrugën në të dy akset e saj, banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.

Edhe gjatë ditës së sotme, në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

“Jam i bindur që qytetarët e bashkuar do të arrijnë të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit, nuk ka opsion tjetër. Ata do t’ja dalin që të fitojnë kauzën e tyre. Në kabinet janë mbledhur miqtë e Edi Ramës. Ai qeverinë shqiptare e ka kthyer në biznes familjar,”-tha deputeti i PD-së.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur rreth 2 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

ke.mu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME