Categories Lajme

Banorët e dy fshatrave në Lezhë përfunduan ndërtimin e kishës Shën Llezhdrit

“Besimi në Zot mposht gjithçka, karantina është për të mbrojtur shëndetin”. Nuk u izoluan për parandalimin e Covid, përveshën mëngët dhe 3 muaj punuan më me intensitet për të përfunduar ndërtimin e kishës që komunizmi shkatërroi në vitin 1967. E kemi fjalën për banoret e fshatrave Spiten e Pruell në Lezhë që për kanë 6 vjet që punojnë për këtë kishë, që shohim sot.

Prej disa dekadash i kishin mbetur vetëm themelet. Me kontributin e tyre vullnetar dhe me kursimet monetare këta banorë që besojnë fort në Zot tashmë kanë një vend ku kanë nisur të kryejnë rritet fetare si të parët e tyre. Ne i takuam teksa mbërritën me familjet e tyre në Kishën e Shën Llezhdrit që ndodhet në kodrën e fshatin Prull. “Është një kishë e besimit katolik, ka patur prurje peligrinazhi. Kontributi ishte me gjithë shpirt nga i gjithë fshati me unitet të paparë kanë punuar në këtë vend”.

“Para pak kohësh kemi filluar rindërtimin e saj dhe muaj e karantinës i dhamë një forcë për ta mbaruar. E ka zgjedhur vetë krishti këtë vend kaq të bukur!”  “Keni pasur frikë ndaj sëmundje? Kemi pasur besim prej Zotit”. “Jam shumë i mallëngjyer për këtë që kemi bërë dhe më bën krenar”. Kisha që komunizmi rrënoi sipas rrëfimeve të të parëve të tyre wshtw ndërtuar rreth 6 shekuj më parë. Amanetin e gjyshërve e plotësuan. Banorwt na njohin me historinë e saj.

“Kjo kishë sipas gojëdhënave të të parëve të mij është ndërtuar 600 vjet më parë. Në komunizëm është rrafshuar komplet. Ky guri është marrë në Dibër ma kanë treguar gjyshërit e mij dhe i kanë sjellë me 50 mushka, në vitin 1.401 u rikonstruktua”. “Kjo është një prej kishave mëmë”. Kisha e Shën Llezhdrit, vendosur në majën e kodrës në Prull është dhe vend i njohur pelegrinazhi. E cituar edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”. E ndërtuar mbi këtë kodër kisha ka edhe një fushëpamje të jashtëzakonshme nga Ulqini në Durrës. Për ndërtimin e saj mbi kodër besimtarët e kanë një shpjegim.

“Pyesin se për se kanë bërë në këtë vend kaq të vështirë? Sa më lart në kodra është besimi më i madh në Zot”. Ky  fshat është plot histori. Varri është i major Preng Jakut. Ka lindur në fshatin Trull. Studjoi në Austri në Vjenë. Është graduar kapedan. Major Prenga Jaku në 1920 u caktua për gjithë Shqipërinë komandant i forcave të rendit. Luftoi kundër serbëve dhe malazezëve. Kulla është e stilit të vjetër me arkitekturë perëndimore. Pranë kullës së majorit është ngritur edhe një Kryq i madh, 15 metra i lartë, ndërtuar nga banorët dhe natën ndriçon./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME