Categories Lajme

Banorët e “Kodrës së Priftit” në protestë kundër projektit të Unazës

Pas banorëve të “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës, edhe banorët e “Kodrës së Priftit” janë ngritur sot në protestë kundër projektit të Unazës. Banorët shprehen se janë pronarë të banesave, të cilat i kanë ndërtuar prej shumë vitesh, dhe tani ju shkuar letra, ku ju kërkohet që t’i lirojnë. Banori: Edhe një injorant e kupton, që bëhen studime, pastaj bëhet projekti.

Banorja: Kam 26 vite që e kam ndërtuar shtëpinë, letra më vjen para dy javësh, ku më thonë se nuk të legalizohet shtëpia, se do të bëhet Unaza. Pse na mbajtën 26 vite? Na mashtruan, na gënjeyn. Kam 26 vite pronare e shtëpisë dhe sot nuk njihem, na nxjerrin jashtë. Jemi tre familje, taksat i kemi paguar vit për vit. Ku të shkojmë? A ndërtoj dot në këtë moshë shtëpi, jam 65 vjeçe.

Jemi bërë me depresion, po shkatërrohemi, nuk flemë tërë natën. Është një “peshk i madh” këtu, që do të ngrejë vila. Ai na mund neve. Banori: Edo shiko se dikush po ta punon pas shpine. Nuk e di kush, por ndonjë lepurush apo urith në oborret e tua është duke bërë popullin të vuajë. Unë e kam mik kryeministrin, kam komunikuar përmes email-eve me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME