Categories Lajme

Banorët e Lezhës ‘luajnë me jetën’, qëndrojnë ende në pallate të pabanueshme (VIDEO)

Në pallatet e shpallura të pabanueshme në lagjen “Gurra” në qytetin e Lezhës vijojnë ende të jetojnë njerëz, edhe pse në godina është vendosur shiriti i kuq. Shumë familje po sfidojnë frikën dhe po qëndrojnë në banesat e tyre të dëmtuara me argumentin se këtyre pallateve thjesht i është vendosur shenja e kuqe dhe se autoritetet përkatëse nuk i kanë thënë se si të veprojnë. Banorët kërkojnë një vlerësim zyrtar më të specializuar të objekteve.“Asnjë lloj përgjigje nuk na kanë dhënë, veç erdhi policia bashkiake e i kanë vënë kryqin. Po rrimë prap brenda. Duam të dimë të rrimë brenda apo të dalim mos vdesim këtu. Si të vendosin specialistët jemi”, thonë banorët

Në bashkinë e Lezhës janë shpallur 12 pallate të pabanueshme pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Këto pallate priten të inspektohen sërish nga ekspertë më të specializuar që do të vendosin për fatin e këtyre objekteve që janë ndërtuar para viteve 90-të.  B.K./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME