Categories Lajme

Banorët e Nartës në Vlorë jetojnë me frikën e hajdutëve, policia ka dështuar t’i kapë

Fenomeni i Grabitjeve nuk ka të ndalur ne Nartë të Vlorës, ku banorët raportojnë dhjetëra raste në vit në polici, ku shumica mbeten pa përgjegjës.  Kryesisht objektiv i hajdutëve janë vilat e braktisura ose shtëpitë ku jetojnë të moshuar të cilët veçse grabiten edhe dhunohen.

“S’ka dhe njerëz tani këtu edhe ku gjejnë ndonjë shtëpi atje turren ata,” thotë një banor. “Grabisin çfarë të gjejnë përpara, e kthejnë shtëpinë përmbys. Çdo 1 javë edhe vjedhje ka,”thotë e moshuara. Rasti më i fundit ishte Ai i një 85 vjeçareje, por banorët thonë se disa janë grabitur tre herë.

“Mua më kanë ardhur më kanë vjedhur. Një herë e kapëm, kurse tre rastet e tjera nuk i kemi kapur,” shtoi e moshuara. “Për të rrahur jo, po ja na i kanë prishur aluminin, marrin portat e llambat. Për 4 llamba prishin dritaret dhe derën,” thotë banori. Banorët ndihen të frikësuar dhe kanë akuza ndaj policisë se masat e saj nuk kanë qenë efektive për të ndaluar hajdutët.

Ndaj kërkojnë patrullime në zonë. “E frikësuar shumë,” thotë e moshuara. “Nuk funksionon as policia, as kryepleqësia, as komuna, asnjë,” thotë banori tjetër. Grabitësit, veç vlerave monetare kanë nisur duke marrë dhe orenditë shtëpiake, deri tek prizat elektrike.“Gjithë instalimet i kanë marrë,” thotë banori. “Edhe prizat i kanë hequr,” thotë e moshuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME