Categories Lajme

Banorët e pallatit në Durrës letër Ramës: Është spostuar 55 cm

Banorët e pallatit nr. 8 pranë lagjes nr. 5 në Durrës, i kanë adresuar një letër për të katërtën herë kryeministrit Rama për shkak se pallati i tyre ku banonin 48 familje ka marrë dëmtime dhe ka çeduar nga tërmeti i 26 nëntorit me 52 cm.

Ata janë të shqetesuar pasi organet shtetërore po kërkojnë që ta riparojnë për të evituar vënien përpara përgjegjësisë së firmës ndërtuese. Banorët e kanë ngritur çështjen në prokurori, por kanë shqetësimin se ky problem  po zvarritet.

Letra e banorëve për kryeministrin Edi Rama: I nderuar zoti Kryeminister. Ne banoret e pallatit 8 jemi te lagjes nr 5, rruga “Stefan Dhima” Durres, vazhdojme te mbetemi te shqetesuar per fatin e femijeve e tone. Pasi degjojme e lexojme reagimin e inxhiniereve te institutit te ndertimit , inxhiniereve te bashkise e mbi te gjitha te kryetares bashkise durres, qe ne rastin tone eshte thjesht nje  bashkepunim i te gjithe te babeziturve per pjese te majme fitimi. Per kete nuk po bejne akt expertize, qe e kane per detyre se jane te paguar nga taksat e qytetareve, per ti sherbyer qytetareve, dhe jo per ti vrare ato, sic po ndodh me jetet tona te rrexikuara nga nje pallat qe ka ceduar 55 cm.

Kesaj pergjegjesie  po i shmangen inxh te ndertimit te kryetares bashkise Durres, ministria ndertimit, dhe per ne me keto parametra mbetet nje akt i paster Terrorist, pasi si ne jane mbi 15 pallate me demtime shume te renda ne Durres. Ne to  askush nuk mund te tentoje riparimin e pallatit pasi rrezikohet jeta e femijeve e banoreve. Tentativa per te futur ne keto pallate te demtuara rende, pa bere studimin e thelluar, perben  terrorizem modern te viteteve 2020.

Ju lutemi informoni institucionet tuaja, se ketu makuteria ska fund, ku eshte dashur te behet nje akt expertize e thelluar, pasi po tentohet per te mos  u prishur per arsye perfitimi. Nderkohe Inxhinieret e pergjegjshem te thirrur nga prokuroria, e kane shprehur mjaft qarte ne raportet e tyre, se pallati eshte nje rrezik i madh per banoret e perreth tij, me nje cedim mbi 52 cm,me perdredhje ne kate te 6 ,Per shkak te cilesise  te dobet te ndertimit, ka ndodhur demtim i rende i objektit,e jo per faj te lekundjeve sizmike 6,4 balle pasi nuk ka pallat ne europe ku ne aderojme te anetaresohemi,me cedim kaq te larte dhe me perdredhje te jete i banueshem. Por por personat pergjegjes nuk kane deshiren ta shohin,nga babezija qe kane  per tu pasuruar. Bin laden pasi u pasurua vrau njerez, dhe u shpall terrorist, ne nuk duam te flijohemi per terroristet e rinj modern,nuk do ti lejojme te na marin jeten.”

Nëntë muaj pas tërmetit dhe ende banorët nuk kanë një përgjigje përfundimtare pasi ata nuk pranojnë vlerësimin e parë i cili jo vetëm që nuk u bë në kohë dhe mënyrën e duhur, por u vlerësua me nivelin e dëmtimit DS2 ç’ka nuk përputhet aspak me dëmin që ky pallat ka pësuar.

“Që prej fillimit pallati ynë është lënë pas dore nga instancat që duhej të merreshin dhe jo vetëm kaq, por ne e kemi dërguar çështjen në prokurori dhe ende nuk merr një zgjidhje edhe pse përfundimet e tyre nga akt konstatimet tregojnë që vendimi i ekspertëve të bashkisë nuk është në përputhje me dëmin e pallatit. Pallati është anuar në katërta anët me nga  52,48,27,24 cm sipas matjeve nga ekspertët e prokurorisë. Vlera që ka nxjerrë instituti i ndërtimit për rikonstruksionin e pallatit nësë një firmë e mirfilltë e merr përsipër këtë ndërhyrje është 46% e kostos për metër katror, që do të thotë vlera për metër katrorë shkon në 210 mijl lekë të vjetra për metër katrorë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME