Categories Lajme

Banorët e Unazës djegin goma dhe tentojnë të hyjnë në Bashki

Banorët e zonës së Astirit vijojnë protestën kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga punimet e Unazës së Madhe. Gjatë pasdites së të martës ata kanë djegur disa goma, duke bllokuar përkohësisht dhe rrugën pranë Unazës së re.

Më herët ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës. Në një moment ata tentuan të futeshin me forcë në ambientet e bashkisë, duke u përplasur edhe me forcat e policisë bashkiake.

Pas ikjes së protestuesve, kryebashkiaku  Erion Veliaj doli në një konferencë ku akuzoi Partinë  Demokratike se po nxit banorët kundër një projekti që e ka firmosur vetë Lulzim Basha  kur ishte kryetar Bashkie.

“Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s’janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama i llastuar, pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësinë që ta bënte dhe autostradën. Meqë doli, ja Lulzim Basha kryetar i bashkisë. Letrat për unazën. Ja ku i ka. Taulant Zeneli ka qenë drejtor në bashki, ja për unazën. Si mund të jenë kaq hipokrit? E kanë bërë vetë këtë. Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia. Bashkia është vetëm t’u ndihmojë kush do dorën e bashkisë.”

Veliaj tha se banorët me dokumente pronësie do të dëmshpërblehen, ndërsa familjet e tjera do të trajtohen nga programet sociale.

“Kemi ofruar si bashki e Tiranës 3 vite qira, për ata që s’kanë asnjë letër, ta themi troç, që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër, jo tokën e tyre. Erdhën në Tiranë dhe zaptuan tokën e dikujt, në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3. Dihej që në kohën e Adil Çarçanit, shumë prej jush keni lindur pas Adil Çarçanit, nuk e dini fare për kë po flas, por që në kohën e tij këtu kalon rruga, këtu është bulevardi, këtu është Lana, këtu është Liqeni. Ishin po të njëjtët njerëz.”

Veliaj tha se projekti i Unazës së Madhe, që përfshin punimet nga Shkolla Teknologjike deri tek Rrethrrotullimi i Shqiponjës, do të lehtësoje trafikun e rënduar në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME