Categories Lajme

Banorët në Vlorë flasin për aeroportin, thonë që do të na ndryshojë jetën tërësisht (Video)

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vlorë ku prezantoi projektin e aeroportit. Banorët e fshatit Akërni ndajnë opinione të ndryshme për projektin e aeroportit te Vlorës. Ata presin që të ndryshojë tërësisht jeta e banorëve jo vetëm të njësisë administrative Novoselë,Vlorës, por dhe mbarë rajonit të jugut të Shqipërisë. “Të bëhet sa më mirë dhe sa më shpejt. Kjo është gjëja më e mirë. A ka mundësi të bëhet sa më shpejt. Të gjithë njerëzit e presin edhe rrugën edhe atë. Do të rregullohet popullsia dhe njerëzit në punë. Do të rregullohet shkolla, ambulanca, etj. Do të bëhet investim i madh. Kemi shumë besim” thonë banorët.

Por gjurmët e aeroportit të Akërnisë janë shumë më të hershme. Por Vlora ka hyrë në historinë e fluturimeve në Shqipëri në 1914 kur u Pushtua nga italianët. Ata ngritën një kamp aviacioni për qëllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh. Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit.

Sa i përket Vlorës, në vitet ’40, nga aeroporti i këtij qyteti zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër ku bileta kushtonte 11 franga ari për person, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari.

Image result for pamjet e aeroportit te VloresImage result for pamjet e aeroportit te VloresImage result for pamjet e aeroportit te Vlores

Image result for pamjet e aeroportit te Vlores

Image result for pamjet e aeroportit te Vlores

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME