Categories Lajme

Banori i Borizanës: Kemi bërë 40 denoncime për guroren, shefi i komisariatit na kërcënon

Pas videos skandaloze, ku anëtarë të fisit Rraja dhunojnë në mënyrë barabare dy kushërinjtë Maja, të cilët ishin ankuar për shpërthimet në gurore, Report Tv ka shkuar në fshatin e Borizanës në Fushë Krujë. Gazetari Sokol Dema ka marrë prononcimin e banorëve, ku njëri prej tyre shprehet se fisi Rraja i kërcënon se do i vrasin e do i dhunojnë në rast se ankohen për guroret. Banorët thonë se shpërthimet në gurore janë bërë shqetësuese dhe se po dëmtohen banesat që i kanë ndërtuar me djersë.

“Problemi është të marrë masa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe rraja, u bënë nja 20 30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rrah, do ju vras”, tha banori për Report Tv.

Ai thotë se nëse shteti nuk do marrë masa, dy anëtarët e fiseve Rraja e Maja do të vriten me njëri tjetrin.

“S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askënd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë”, vijoi ai.

Banori thotë se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për guroret, por nuk është marrë asnjë masë. Madje ai pretendon, se shefi i komisariatit u ka thënë të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore se do t’i arrestojë.

“Kemi bërë 40 denoncimi, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore”, thotë ai.

Banorët shpesh kanë bërë protesta për punën në gurore dhe dëmet që u shkakton, por për Report Tv një prej banorëve tha se janë shuar pasi kanë marrë ryshfet që mos të protestojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME