Categories Lajme

Basha anulon vizitën në Greqi, do të festonte me shqiptarët Ditën e Flamurit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, anulon vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte, bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

Më pas, ai ishte i ftuar të merrte pjesë në Kongresin e Nea Demokracisë. Lajmin e anulimit të vizitës së zotit Basha e njoftoi kreu i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoçi.

“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, e anuloi vizitën e tij në Athinë.”– shkruan kreu i degës së Athinës.

Siç kishte lajmëruar më herët më herët bashkatdhetarët, kreu i degës së Athinës bën të ditur se në axhendën e zotit Basha ishin dy takime kryesore: pritja festive me shqiptarët e Greqisë në 28 Nëntor dhe pjesëmarrja në Kongresin e Nea Demokracisë, i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.

“Zoti Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me Kryeministrin e Greqisë z. Micotakis, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit helen, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres.”- thekson Fatmir Gjoçi, kreu i degës së PD në Athinë, i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjet që humben njerëzit e tyre dhe uron shërim sa më të shpejtë për te lënduarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME