Lulzim Basha u rizgjodh për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, dje, në një proces shumë të kontestuar nga shumica e deputetëve të PD-së, të dolën kundër zgjedhjeve dhe i konsideruan në shkelje të statutit të PD-së.
Basha mori 16196 vota, ndërsa kandidati tjetër Gjergj Hani mori 1657 vota. Dhe si këto 10 vite, Basha me “fitoret” e tij bëhet frymëzim për memet pikante.
Rizgjedhja e Bashës si kreu i PD-së, ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë memet, ku ironizohet hapur procesi në partinë më të madhe opozitarë në vend, e cila duket se pas ditës së djeshme është e ndarë në tre pjesë.





