Categories Lajme

Basha cakton drejtuesit politikë në Shkodër, Vlorë dhe Fier

Katër muaj përpara zgjedhjeve, Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës duke nisur caktimin e drejtuesve politikë në qarqe. Në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj. Bushati do të prezantohet pasditen e sotme në Shkodër nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Ish-deputeti i PD-së, Helidon Bushati në 2017 pranoi që të largohej nga lista e Shkodrës. Ai sot është anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, por Lulzim Basha e rikthen duke i besuar “timonin” e fushatës në kryeqendrën e veriut. Përballë tij do të jetë Ilir Beqja, që është caktuar nga socialistët në Shkodër.

Ndërkohë që nesër do të prezantohet Alibeaj në Fier, i cili është ish-deputet i kësaj force politike dhe ministër Drejtësie, ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2015 dhe drejtues politik në zgjedhjet e 2017. Në Vlorë do të jetë drejtues politik, Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së, ndërsa tashmë rikthehet për të drejtuar fushatën në zgjedhjet e ardhshme. Në vijim do të prezantohen edhe emrat e tjerë të drejtuesve politikë në qarqe. Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME