Categories Lajme

Basha depoziton kërkesë në KQZ, kërkon që LSI dhe Berisha të mos garojnë në zgjedhje

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, duke lënë pjesë të tij vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane, Partia Demokratike ka ankimuar në KAS këtë vendim, duke kërkuar shfuqizimin e tij.

“Kërkesa e paraqitur në datën 31.01.2022 nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në kushtet kur kjo e fundit dhe as subjektet e tjera të përmendura në kërkesë, përkatësisht Partia Demokristiane dhe Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, nuk ishin regjistruar si subjekte zgjedhore, është në kundërshtim me kërkesat e nenit 65 te Kodit Zgjedhor që përcakton se një koalicion mund të formohet vetëm ndërmjet partive politike që kanë fituar cilësinë e subjektit zgjedhor.

Në këtë kuptim, kërkuesve iu mungon legjitimimi për paraqitjen e kësaj kërkese.

Nga ana tjetër, pika 9 e vendimit nr. 2, datë 22.01.2022 të Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bërë jashtë afatit ligjor.

–Kërkesa dhe marrëveshja referojnë te një subjekt “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, i cili jo vetëm nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor, por as nuk rezulton të ekzistojë si parti politike. Nga ana tjetër, kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion.

Marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike. Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatet e koalicionit.

–Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, bazuar në nenin 64, 65 dhe 66 të Kodit Zgjedhor, nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, date 23.12.2020 te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe vendimin nr. 02. date 22.01.2022 te Komisionit Rregullator, përfundimisht, KËRKOJMË:

Shfuqizimin e vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. (SH-L) për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022″, thuhet në kërkesën e PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME