Categories Politike

Basha: Ja 3 sektorët ku investohen paratë e…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi në një dalje për mediat nga selia blu 3 sektorët kyç në vend në të cilat sipas tij po investohen paratë e krimit dhe të drogës. Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një program radikal për ndalimin e krimit në ekonomi.

Basha: Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit. Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuarn që kontrollohet tërësisht nga krimi.

Basha tha se bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi.

Basha: Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës.Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga.Projektet e resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private, janë, gjithashtu, projekte me financim të drogës. Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanzima për riciklimin e parave të drogës.

Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe të ekonomisë janë të paprecedenta sipas Bashës dhe ndodhin vetëm në zona të caktuara, të kontrolluara tërësisht nga droga dhe jashtë kontrollit qeveritar, në vende si Kolumbia apo Afganistani.

Basha: Prioriteti kryesori PD, prioriteti kryesor i Opozitës së Bashkuar, prioriteti ynë kombëtar është ndalimi i kapjes totale të ekonomsë dhe të politikës nga krimi. Shqipëria ka nevojë për një program radikal kundër krimit dhe drogës, dhe një program special për ndalimin e futjes së parasë së krimit në ekonomi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME