Categories Lajme

Basha jep zotimin para qytetarëve: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në njësinë nr.11 në Tiranë, ndërsa ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe biznese të ndryshme. Basha ftoi qytetarët që të votojnë masivisht në 25 prill numrin 9. Basha premtoi se brenda 2 viteve sapo të vijë në pushtet qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve. “Nëse unë nuk mbaj këto premtime, unë nuk vijë më pas 4 vitesh këtu që të kërkoj votën. Ne këto kemi në dorë, ne i kemi bërë detyrat. Ju keni detyrën që të votoni.”, tha Basha.

Basha ndalet nga një i ri që e pyet për legalizimin:
Basha: Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të palegalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni.

Një e moshuar i afrohet Bashës: Po presim sikur do na bjerë diçka nga qielli Basha: Asgjë nuk bie nga qielli. Duhet të zgjidhni ju. Votoni për ndryshimin.
E moshuara: I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME