Categories Lajme

Basha merr dhuratën e veçantë në Mitrovicë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë dhuratë të veçantë në kullën e Isa Boletinit, teksa pasardhësit e heroit të Kosovës i dhanë liderit demokrat flamurin 108- vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë. Basha premton se këtë flamur do e vendosë në zyrë nesër si kryeministër i Shqipërisë dhe do jetë pjesë e pandarë e tij. Për më tepër ai ka theksuar se me këtë flamur familja Boletini dhe Kosova i dhanë atij një përgjegjësi të madhe, dhe Basha zotohet që të bëjë gjithçka për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë për një të ardhme siç e deshën ata që u flijuan për kombin.

STATUSI NGA LULZIM BASHA Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij. Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë. Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij. Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME