Categories Lajme

Basha në Laç: Banorët kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme edhe qytetin e Laçit ku ka marrë edhe ankesat e qytetarëve. Një baore i ka thënë Bashës se i ka ardhur letra të mos futet në banesë pasi është pabanueshme, por që nuk i ka ardhur asnjë ndihmë nga shteti. Një tjetër banore është shprehur se ndjehet e frikësuar dhe po i kalojnë netët nëpër automjete, ndërsa një pjesë e mirë e tyre janë në një moshë të thyer.

Nga ana tjetër, kryedemokrati ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’ ku shprehet se banorët e Laçit ndjehen të braktisur dhe të pasigurtë, ndërsa apelon se kanë nevojë urgjente për strehim dhe ushqim. “Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje”, shkruan ndër të tjera Basha

Statusi i plotë:

Banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim. U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje. Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME