Categories Lajme

Basha në Zagreb, bashkë më Merkel në kongresin e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis sot punimet në Zagreb.Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.Kryetari Basha do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të kongresit, krahas kancelares Angela Merkel, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurtz, Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.Kongresi i Partive Popullore Europiane mbahet në Kroaci, vendi më i ri anëtar i BE-së, i cili merr presidencën e rradhës për herë të parë në Janar 2020.Kryetari i PD Lulzim Basha ka planifikuar takime me zyrtarët më të lartë të BE dhe drejtues të vendeve anëtare, ku fokusi kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME