Categories Lajme

Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur

Lulzim Basha nga Shkodra, deklaroi se të dielën, PD do të sjellë ndryshimin. Basha thekson se më 25 prill, do të jetë fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë e të gjithë shqiptarëve.

“Ky është shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores më të thellë që pret Shkodrën dhe Shqipërinë, ditën e diel me votën tuaj për numrin 9. Shkodra e qytetarisë, që mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e veta më të zeza. Fitorja e së dielës do të fillojë nga Shkodra, do të nisë nga maja e Kelmendit e do zbresë deri në jug, e do jetë fitorja më e bukur, e çdo shkodrani e shkodraneje.

Tetë vite premtime të pambajtura, varfëri, shtypje, korrupsion e banda do marrin fund. Ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do i prini fitores. Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve. Vetëm 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja.

Siç nuk ndalet uji i Bunës, mos ndalni punën tuaj, duke votuar për ndryshimin, që do të vijë në Shkodër, në Vlorë, Korçë, në Durrës, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Shkodra është prijëse e demokracisë dhe e fitores, ora po vjen që ta tregojë këtë gjë”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME