Categories Lajme

Basha përkrah thirrjen e Metës, bën propozimin për daljen nga kriza

Kreu i PD, Lulzim Basha ka njoftuar përmes Facebook se Partia Demokratike do të mbështesë thirrjen e Presidentit Meta për tubimin më 2 mars.

Basha shkruan se vendi ndodhet në “një krizë Kushtetuese” dhe se “thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike” por “për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta“.

Kreu i opozitës propozon gjithashtu se mënyra për të dalë nga kriza është nëpërmjet “një zgjidhje politike” që është “përfundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme!

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.

Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.

Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta.

Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka NJË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE: PËRFUNDIMI NË KOHË I REFORMËS ZGJEDHORE DHE MENJËHERË MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME!

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pensionistët/ Ishte premtuar të jepej në shkurt, ja kur do të nisë t’u shpërndahet të moshuarve bonusi i pranverës

Bonusi i pranverës nuk u shpërnda në shkurt siç u tha nga qeveria. Ai do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 15 Shkurt 2025

Dashi Dashuria. Lini më shumë hapësirë ​​ndaj ndjenjave dhe tregoni dashurinë tuaj me një gjest…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti/ Festa që u kthye në tragjedi! 20-vjeçarja shkoi me të fejuarin në Pogradec për Shën Valentin, por vdiq në aksident

Një festë e kthyer në tragjedi! 20-vjeçarja, e cila humbi jetën në aksidetin tragjik në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuari në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale arrestohet në Gramsh

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar në qytetin e Gramshit pasi rezulton i dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në të gjithë vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot…

LEXO ME SHUME