Categories Showbiz

“Kemi 9 muaj që nuk flasim, nuk e di ku kam gabuar”

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme rastin e Nikoletës. Ajo prej disa kohësh ndihet në siklet dhe fajëson veten që mikesha e saj më e mirë është larguar prej saj.

Nikoleta rrëfeu në studio, se në vitin 2013 babai i shoqes së saj ndërroi jetë. Ka qenë një periudhë e vështirë për të, por Nikoleta është munduar t’i qëndrojë pranë dhe ta ngushëllojë.

Mikja e saj, Kristina filloi gradulisht të largohej prej saj dhe prej 9 muajsh ato nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën. Nikoleta do të dijë arsyen dhe nëse ajo ka gabuar dhe e ka lënduar i kërkon falje publikisht.

Nikoleta: Në vitin 2013, Kristinës i ndodh një fatkeqësi, i ndahet babai nga jeta. Ato janë punët e Zotit se dhe mua gjithashtu, por ajo e përjetoi shumë keq, jashtë mase keq. Unë mundohesha t’i rrija afër, t’i flisja.

Ardit Gjebrea: Ta ngushëlloje!

Nikoleta: Po, normal. E pashë që dita- ditës, muaj po largohej. I thashë o Kristina, çfarë ka ndodhur me ty o zemër? Unë jam shprehur çdo gjë me ty dhe ti do flasësh me mua. Çfarë ke pse je kaq e ndrojtur, kaq e mbyllur? E shihja që kishte diçka që nuk po shkonte, që donte të shmangej. Por është edhe një gabim i imi, se dhe unë i bërtisja, nuk mund të them i bërtisja, por i flisja më shumë, që mos kështu, mos këtu. Ndoshta i ka marrë për keq. A jam unë fajtore domethënë që është larguar? Dua ta sqaroj pak me Kristinën, se ajo për mua është njeriu më i dashur. E di kur them më i dashur, që nuk e ndaj dot me fëmijët e mi, shumë fort e dua dhe dua ta kem afër siç e kam patur. Nëqoftëse unë nuk kam gabuar diku ndaj asaj, por nëqoftëse kam gabuar, falja është për njerëzit, për të gjallin. Me plot gojë do t’i them, më fal për diçka ku unë jam gabim ndaj saj.

Ardit Gjebrea: Sa vite ka kjo shoqëri?

Nikoleta: 15 vite! Nuk është ajo Kristinë që hapej me mua, si ajo me mua, ashtu dhe unë me atë.

Ardit Gjebrea: Ju tani komunikoni bashkë apo i keni rralluar?

Nikoleta: Kam komunikuar por jo tani!

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka pa u dëgjuar?

Nikoleta: U bënë 9 muaj. Se ajo kur vinte nuk kishte shanse mos të më lajmëronte që kishte ardhur, mos pinim kafe. Nuk e di ku kam gabuar unë, që ajo është larguar. Kam një siklet që e ndjej, nëqoftëse unë kam gabuar diku ndaj asaj i kërkoj falje me plot gojë, se vërtetë e dua shumë, shumë fort.

Ardit Gjebrea: Po nuk ke tentuar të flasësh ndoonjëherë me atë dhe ti thuash çfarë ke?

Nikoleta: Po, por më është shmangur, e merrja në telefon, më thoshte e lemë një ditë tjetër, më shmangej. Atëherë kur një person të shmanget më duket sikur është difekti diku tek unë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME