Categories Lajme

Basha tjetër mesazh shqiptarëve: Mos e humbni këtë shans

Lulzim Basha iu dërgon një tjetër mesazh shqiptarëve, kur na ndajnë 9 ditë nga zgjedhjet. Basha pyet se çfarë është më keq se zemërimi, teksa shprehet se plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit

“E keqja më e madhe se zemërimi dhe dufi, ajo që mund të na vërë poshtë, është plogështia. Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Është momenti kur njeriu nuk beson në asgjë, nuk i intereson më asgjë, dhe për pasojë nuk ndjen më asgjë. Mirëpo të heqësh dorë nga vendi yt, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja jote.

Do të thotë të mos përkujdesesh më për të ardhmen e fëmijëve të tu. Çfarë do t’u thoni fëmijëve tuaj nesër kur Rama t’ju lërë përsëri në baltë, t’ju lërë përsëri në vendnumëro, ndërkohë që vendet e tjera bëjnë përpara dhe nuk na presin më? Që nuk kishit më shpresë për ndryshim? Që nuk donit të dëgjonit më për ekonominë, për arsimin?

Apo që ndenje në shtëpi në vend që të ndaje 10 minuta nga dita jote për të votuar për shpresën dhe ndryshimin? Une ju bëj thirrje sot: mos u dorëzoni. Mos humbni më kohë dhe mos e humbni këtë shans. Ju jeni zotërit e vërtetë të këtij vendi. Ju vetë do të vendosni të ardhmen tuaj. Ne e dimë kush jemi. Shqiptarë të fortë dhe krenarë, e kemi treguar veten gjithmonë në ditë të vështira dhe kemi fituar. Më 25 prill votoni për shpresën, votoni për ndryshimin!”, shprehet Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME