Categories Lajme

Basha uron shqiptarët për Vitin e Ri: 2020 ishte vit i vështirë, mirënjohje për mjekët dhe personelin shëndetësor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar sot shqiptarë për Vitin e Ri 2021. Në një mesazh drejtuar shqiptarëve Basha tha se po lëmë pas një vit të vështirë dhe pandemia e gjeti vendin të gjunjëzuar.

“Kriza e pandemisë e pllakosi vendin tonë, në një kohë kur ekonomia ishte tashmë e gjunjëzuar dhe sistemin tonë shëndetësor e gjeti në pikë të hallit, si pasojë e mungesës së mbështetjes. Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm. Ne i kujtojmë me dhimbje secilin prej tyre. Po ashtu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre”, u shpreh Basha.

Më tej Basha thotë se spitalet janë të mbingarkuara, punonjësit shëndetësor janë duke punuar me mish e me shpirt për të shpëtuar jetë edhe pse në kushte shumë të vështira.

“Mirënjohja jonë nga thellësia e zemrës shkon sot tek mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon me vetëmohim për të shpëtuar jetë, duke sakrifikuar gjithçka, shpesh edhe vetë jetët e tyre. Teksa po hyjmë në Vitin e Ri, mbushini zemra tuaja me shpresë dhe besim. Largojeni për disa çaste trishtimin e këtij viti që lamë pas dhe mendoni se ditë më të mira na presin, se një e ardhme më e ndritur është përpara nesh”, shtoi ai.

Për kreun e PD dhe pse viti 2020 ishte shumë i është i vëshirë ende ka shpresë për një jetë më të mirë në vitin që po vjen.

“Ka shpresë për një Shqipëri tjetër. Për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju. Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar. Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet. Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë”, shprehet kreu i opozitës.

Në fund ai shprehet se “do ta kthejmë 2021-in në vitin në të cilin Shqipëria do të jetë e fortë dhe e mbushur me dhembshuri e kujdes për njëri-tjetrin, dhe ku gjithkush të jetë pjesë e ndryshimit që po vjen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME