Categories Lajme

Basha zbulon strategjinë e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar detaje nga strategjia e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se i gjithë kampi opozitar është i bashkuar dhe se do të jetë një koalicion ndërsa ndarja e listave do të jetë në funksion të maksimalizimit të votës.

“Me 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake. Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama.

Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj” – tha Basha. I pyetur se cili është kandidati i opozitës për kryeministër ai tha se ai do të marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë në rast fitoreje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME