Categories Lajme

“Bashkëjetuam që dy ditë pasi u njohëm”, e reja nga Tirana: Më thoshin ngele në derë dhe unë…

“Historia Ime” solli këtë të hënë historinë e rëndë të një gruaje, e cila pas vuajtjesh të gjata arriti të shpëtonte nga bashkeshorti i saj. Ajo ka një vajzë 3 vjeç e gjysmë, fryt i bashkëjetesës 4-vjeçare. Në studio, ajo tregoi se ishte 6 muajshe shtatzënë kur zbuloi se babai i fëmijës që do të vinte në jetë ishte i celebruar me një grua tjetër. Ndonëse e zbuloi këtë, për shkak të opinionit ajo vendosi të mos largohej, por të qëndronte me të. 38-vjeçarja tregon se u njoh me partnerin në një prej autobusëve të linjës në Tiranë dhe vendosi të bashkëjetonte vetëm 2 ditë më vonë.

“Është pak shpejt, por edhe njerëzit po më thonin që ajo ngeli në derë për moshën që ka dhe unë…”

“Ai nuk më ka treguar, e kam zbuluar vetë, pas 6 muajsh, kur ngela shtatzënë, i thoja hajde bëjmë celebrim, ai thoshte do vij, do e bëjmë, jo jam në punë etj. Mirëpo gruaja e dytë nuk e ka hequr celebrimin, ai thotë jo nuk jam me celebrim dhe unë shkova të interesohem. Dokumente nuk mbante, asnjë lloj dokumente dhe dyshova. Shkova në gjendje civile në Kamzë dhe i thashë mund të interesohem, po tha. Kush jeni ju? I thashë jam nusja e filanit. Si je nusja më tha, ai e ka bashkëshorten, është me celebrim. Unë ngela. Isha 6 muajshe shtatzënë… unë i thashë jam nusja. Në asnjë mënyra tha, ç’janë këto gjëra…”/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME