Categories Lajme

Bashkëshortja e diplomatit amerikan përplas për v.dekje të riun, largohet menjëherë nga vendi

Prindërit e adoleshentit britanik, Harry Dunn, i cili humbi jetën kur bashkshortja e një diplomati amerikan goditi me makinë motoçikletën e tij, i kanë bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pasi bashkëshortja e diplomatit amerikan u largua nga Britania duke përdorur imunitetin diplomatik.

Tim Dunn dhe Charlotte Charles kanë bërë një thirrje emocionale që bashkëshortja e diplomatit amerikan të kthehet në Britani.

“Duhet të bëjmë diçka për të marrë të drejtën, për të mësuar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur. Ne kemi nevojë të ecim përpara sepse tani kemi ngecur në këtë moment”, thotë Tim Dunn, babai i adoleshentit të vrarë në aksident.

“Është thjesht e pandershme të largohesh nga vendi dhe të kthehesh në fshehtësi në vendin tënd pas një aksidenti të tillë. Ju e dini se ky është një rast i thjeshtë dhe i qartë. Ajo ishte në anën e gabuar të rrugës. Ajo e kishte pranuar para një dëshmitari atë natë dhe para policisë të nesërmen se ishte në anën e gabuar të rrugës dhe kishte thënë se nuk kishte për qëllim të largohej nga vendi. Ata kishin ardhur këtu për një mandat tre vjeçar, kështu që nuk kishte asnjë arsye që autoritetet mos ta besonin. Ne shpresonim që nuk kishim asnjë arsye për t’i mos besuar asaj. Prandaj, kur mësuam pas funeralit të Harry-it se ajo ishte larguar, ne e dinim se na priste një luftë e vështirë”, thotë Charlotte Charles, nëna e adoleshentit të vrarë në aksident.

Policia britanike tha se më 27 gusht, bashkëshortja e diplomatit amerikan ishte duke ngarë makinën e saj Volvo në një rrugë afër bazës së forcave ajrore Croughton në Northhamptonshire kur goditi motoçikletën që po ngiste Harry. Nuk është e qartë nëse ajo u plagos në aksident.

Policia britanike tha se për ta bërë të mundur intervistimin e të dyshuarës, asaj duhet t’i hiqej imuniteti diplomatik, por ambasada amerikane nuk pranoi t’ia hiqte imunitetin diplomatik dhe bashkëshortja e diplomatit u largua nga Britania.

Departamenti i Shtetit ka refuzuar të identifikojë të dyshuarën, duke e quajtur atë vetëm bashkëshortja 42-vjeçare e një diplomati amerikan.

Departamenti i Shtetit tha se i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Harry Dunn-it. Zyrtarët thanë se çdo pyetje në lidhje me imunitetin merr “vëmendje të kujdesshme” në nivelet më të larta, duke shtuar se dorëzimi i imunitetit ndodh rrallë.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab thotë se ai ka folur me ambasadorin amerikan dhe i ka kërkuar ambasadës të rishqyrtojë refuzimin e saj për t’i hequr imunitetin bashkëshortes së diplomatit amerikan./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME