Categories Showbiz

Bashkëshortja e Elvis Pupës e pranon, flemë veç e veç pasi ai gërrhet shumë

Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa ka qenë në një lidhje Skype me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë Visi brenda Big Brother se të dy flenë në dhoma të ndara. Ajo shprehet se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

Enxhi Nasufi: Brenda shtëpisë së Big Brother Visi ka ndarë diçka me banorët, nuk e dimë nëse ka qenë një batutë apo diçka e vërtetë, ai ka rrëfyer se prej disa vitesh ju flini në dhoma të ndara, na i shpjego pak këtë bisedën.

Belina Pupa: Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME