Categories Lajme

“E prisja shkatërrimin e PD”, Majlinda Bregu: Kryetar nuk të bën vula dhe as logo

Majlinda Bregu shfaqet në Kuvendin e Shqipërisë në kushtet kur partia në të cilën ndërtoi karrierën, është më e përçarë e më kaotike se kurrë. Ajo rikthehet si e ftuar në Këshillin e Integrimit si drejtuese e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, por në nisje i përgjigjet interesimit të ABC News se çfarë ndjesie ka sot për situatë në PD.

“Nuk e  di nëse jam e habitur, jam e tronditur apo jam e përgatitur? Unë do të them se isha e përgatitur, sepse të paktën në momentin ku jam larguar unë nga PD, fatkeqësisht leximi se çfarë do të vinte më pas  ishte shumë i qartë dhe ju e mbani mend shumë mirë. Kemi qenë bashkë në atë kohë, që frika më e madhe ishte se partia do të kalonte në proces vetëshkatërrimi. Gjë që ka ndodhur sot, kështuqë, një ditë, që mali sapo mbarset “pjell një mi” apo në ditën tjetër duket sikur ka një ngjyrim më të madh, në fund të ditës, rezultati fatkeqësisht është ky që shihni të gjithë.”, tha ajo.

Pranon se parashikimi i saj nuk ka shkuar deri aty sa të mendonte që Partia që solli pluralizmin në vend, do të arrinte në ditën që të regjistronte vetëm 11 kandidatë për 14 majin.

“Deri diku besoja se ajo le të themi, ose ai shembull i ke i dhënë, kur Lulzim Basha mori një parti dhuratë dhe nuk diti të menaxhonte, përveçse e shkatërroi dhe nuk diti ta menaxhonte, do ndalej me të, por partia dhuratë e Lulzim Bashës i shkoi Enkelejd Alibeajt dhe ja ku jemi”, tha Bregu.

Ish-ministrja e integrimit, nuk mban anë në debatin mes dy kampeve, por sheh një dritë në fund të tunelit, edhe pse rruga drejt ripërtëritjes është e dhimbshme.

“Nuk të bën kryetar logo sikurse nuk të bën as vetëm vula, por ky nuk është problemi për të gjetur fajtorin sot, ky nuk është problemi që ti nuk je i zoti, problemet janë aq të mëdha në PD, të strukturuara vit pas viti sa sot është tërësisht e vështirë dhe me sa duket fatkeqësisht duhet të bëhet akoma më keq për t’u bërë mirë”, shtoi ajo.

Pas një qasjeje kritike që i bëri lidershpit të Bashës në krye të PD, ky i fundit u hakmor duke e lënë Majlinda Bregun jashtë listës për në parlament në vitin 2017. Pas kësaj, ajo u largua në Sarajevë, ku mori drejtimin e një prej strukturave më të mëdha të Ballkanit, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME