Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të Kaltër, në bashkinë Finiq, duke djegur 4 kioska tregtimi private.
Në vendngjarje shkuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 2 mjete policie. Pas rreth dy orësh, zjarri u shua. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik
