Categories Lajme

Bashkëshortja e Feim Ibrahimit me simptoma të Covid: Pres e izoluar në krevat, më thanë që…

Bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë shqiptar, Feim Ibrahimit, Vera Ibrahimi mësohet se prej disa ditësh ka shfaqur probleme me shëndetin e saj, ndërsa dyshohet se mund të jetë prekur nga Covid 19. Ajo denoncon se askush nuk ka shkuar që ti marrë tamponin edhe pse ka folur me urgjencën që prej të hënës të javës që po lëmë pas.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se Urgjenca i shkoi në shtëpi të hënën, kurse të martën realizoi në telefonatë me Institutin e Higjienës që i konfirmuan se do të vinin për dy ditë, ndërkohë që i kanë shkuar sot për t’i marrë tamponin dhe ajo pret e sëmurë dhe e izoluar në krevat.

“Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….” shkruan Vera Ibrahimi.

Lajmin fillimisht e dha mjeku Pertrit Vargu përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndër të tjera Vargu i quan pushtetarët “zemërqèlbur” dhe i thotë që nëse nuk kanë respekt për jetën e njeriut, të paktën të kujtojnë cfarë ka bërë Feim Ibrahimi për Shqpërinë.

Statusi i plotë:  Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdèkshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh,avokatesh,inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.Te nderuar zemergure dhe zemerqèlbur,qe sot fatkèqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet,kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine.Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME