Në prag të festës së Fundvitit, bashkia Patos ka shpërndarë ndihma ushqimore për familjet në nevojë për natën e ndërrimit të viteve. Bashkia Patos, me vëmendjen e veçantë të kryetares së bashkisë Balilaj, si çdo vit të mëparshëm edhe këtë fund dhjetori është angazhuar për të qenë pranë shtresave në nevojë, duke përcjellë solidaritetin që duhet të ekzistojë gjatë gjithë vitit për këtë pjesë të shoqërisë tonë.
Kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj u shpreh se me shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore për familjet në nevojë, darka festive e ndërrimit të viteve do të jetë e plotësuar për të gjithë. Po ashtu kryetarja Balilaj ka uruar dhe fëmijët për Vitin e Ri.






