Një koncert është organizuar nga bashkia e Vlorës në vigjilje të pashkëve ortodokse në qytetin bregdetar të qytetit të Vlorës. Leli theksoi se qëllimi i këtij koncerti është mesazhi, se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë.
”Jemi në një qytet të zbrazur. Kemi zgjdhur një gjë ndryshe nga para një jave kemi sjellë në shëshin e tarracave, të rinjtë e qyteti ata që janë shpresa e muzikës për të ardhmen, me simbolikën që jeta vazhdon. Dua të falënderoj këta të rinj me mesazhin që jeta vazhdon, ditë të tjera më të mira do vijnë pas kësaj situate të pazakontë. Arti i këtyre të rinjve janë simbolika e shpresë që pas një të keqe duhet të presim një të mirë që vjen”.
Koncerti pa spektatorë është mbajtur në një nga sheshet kryesore të qytetit para teatrit ”Petro Marko” për t’u dhënë kënaqësi në këto ditë të vështira qytetarëve të Vlorës, shumë prej të cilëve e kanë ndjekur nga pallatet ngjitur.